Bardhi: Nëse gjykata i jep të drejtë Berishës do ta njoh si kryetar, por ka marrë peng PD-në

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, deputeti demokrat Gazment Bardhi u shpreh se nëse gjykata i jep të drejtë Berishës unë do e njoh si kryetar.

Ai tha se do të vazhdojë të thotë gjithmonë që ka marrë peng PD dhe nuk e bën alternativë pushteti përballë Ramës.

Bardhi: Nëse gjykata i jep të drejtë Berishës unë do e njoh si kryetar, por do ta them gjithmonë që ka marrë peng PD dhe nuk e bën alternativë pushteti. Basha nuk ka përjashtuar askënd. Nuk mund të akuzohet si autokrat.

Berisha duhej të ishte larguar në 20 maj. Ai e kupton shumë mirë seç do të thotë një parti në konflikt me faktorin ndërkombëtar. Në ka një njëri që kupton pasojat e kësaj është Berisha.

EMISIONET