Bardhi-Metës: Kushtetuesja nuk ka shqyrtuar thelbin e 30 qershorit, procesi vihet në lëvizje nga presidenti
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi iu përgjigj presidenti Meta lidhur me vendimin e 30 qershorit.
Bardhi tha se gjykata nuk ka shqyrtuar thelbin e çështjes që ka të bëjë me zgjedhjet e 30 qershorit, për shkak se nuk ka legjitimuar shoqatën e bashkive.
Bardhi: Vendimi i gjykatës kushtetuese është publik dhe gjykata nuk ka shqyrtuar thelbin e çështjes që ka të bëjë me zgjedhjet e 30 qershorit, për shkak se nuk ka legjitimuar shoqatën e bashkive. Në të njëjtën formë është përgjigjur qartë se Gjykata Kushtetuese për një proces të kësaj natyre mund të vihet në lëvizje nga presidenti i republikës.
Qëndrimi është publik dhe qëndrimi i presidentit është publik. Ftoj median që të verifikojë se kush po thotë të vërtetën. Gjykata Kushtetuese nuk ka dhënë zgjidhje nëse ishin këto zgjedhje me kushtetutën për shkak të shoqatës së bashkive.
Presidenti Meta iu përgjigj deklaratave Bardhit në një emision televiziv duke thënë se Gjykata Kushtetuese nuk ka dhënë asnjë zgjidhje për çështjen e zgjedhjeve vendore.
Meta: Është një gënjeshtër interpretimi i z. Bardhi që sipas vendimit duhet ta vinte Presidenti në lëvizje Gjykatën. Këta të gjitha i donin nga Presidenti dhe anulimin e protestës së 8 qershorit e kërkuan nga Presidenti. Gjykata nuk i ka legjitimuar zgjedhjet, por nuk i ka dhënë një zgjidhje sepse e vetmja gjë që është shprehur është thënë se nuk duhej të bëhej padia nga Shoqata e Bashkive.


