Banorët u ankuan për zhurmën, të rinjtë rrihen me policët, gjashtë të arrestuar

Banorët u ankuan për zhurmën, të rinjtë rrihen me
Foto ilustruese

Gjashtë persona janë arrestuar në Tiranë mbrëmjen e djeshme pasi kundërshtuan dhe u konfliktuan fizikisht me punonjësit e policisë së Komisariatit Nr.2.

Konflikti erdhi pas ankesës së qytetarëve se në zubjektin ku ata po qëndronin kishte shumë zhurmë.

Specialistët e komisariatit nr. 2 ën Tiranë arrestuan: S. S., 20 vjeç, M. Sh., 19 vjeç, E. Ç., 19 vjeç, A. D., 19 vjeç, M. B., 20 vjeç dhe M. K., 28 vjeç, si dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin K. P., 17 vjeç.

"Këta shtetas, mbrëmjen e djeshme, nuk u janë bindur urdhrave të punonjësve të Policisë, të cilët po kryenin veprime policore pasi në subjektin ku po qëndronin këta shtetas kishte ankesa nga qytetarët, për zhurma. Gjithashtu, kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, gjatë shoqërimit në Komisariat," njoftoi policia.

EMISIONET