Banorët e Përrenjasit kundërshtojnë propozimin që të jenë pjesë e Bashkisë Librazhd

Deklarata e kryetarit të Komisionit për Reformën Territoriale, Arbjan Mazniku, mbi mundësinë që Bashkia Prrenjas të shndërrohet në një njësi administrative të Bashkisë Librazhd, ka ngjallur reagime të forta në qytet.

Përtej bindjeve politike, qytetarët e Prrenjasit janë bashkuar në kundërshtimin e këtij propozimi, duke e cilësuar atë si një cenim të identitetit dhe përfaqësimit të tyre.

Debati u reflektua edhe në mbledhjen e radhës së Këshillit Bashkiak, ku këshilltarët kërkuan sqarime nga kryetari i bashkisë lidhur me këtë propozim, të cilin e konsideruan të papranueshëm.

Ndërkohë, kundërshtimi është shtrirë edhe në rrjetet sociale, ndërsa në qytet ka nisur të firmoset gjerësisht një peticion kundër bashkimit të mundshëm të Prrenjasit me Bashkinë Librazhd. 

EMISIONET