Banorët e Mengelit në protestë, ju merret toka të cilën e përdorën për 30 vjet për ullishte

Në tokat shtet banorët e Mengel-it në Elbasan kanë hapur ara për ullishte për afro 30 vite.

Nuk i disponojnë ligjërisht por i kanë patur në përdorim.

Së fundmi janë urdhëruar që në tokat ngjitur Repartit Ushtarak të mos vijojnë punën. Vendimin e kanë kundërshtuar me protestë.

Thonë se dëmtohen ekonomikisht pasi me ullinjtë kanë mbajtur familjet.

"Jemi lodhur, jemi torturuar, tani e merr shteti. Nuk na kanë lajmëruar fare, kanë ardh me forcë. Kanë ardhur ushtarak nga Tirana, kanë vendosur kufijtë, dhe të ngulin shtyllën pa pyet fare."

Banorët hedhin akuza se vendimi ka qenë selektiv dhe se ushtria po ua merr tokat pa të drejtë.

"Kanë shku e kanë parë mallin, ku është malli më i mirë, ku është ulliri më i madh, i ka bërë me hile."

"Duhet të vinin të thonin, o zotëri këtu mos puno."

Me shqetësimin është njohur dhe kryetari i njësisë administrative, i cili thotë se ka kërkuar informacion zyrtar nga Ministria e Mbrojtjes.

"Moralisht këta kanë një të drejtë që të paktën të kenë informacion si po veprohet."

Nga ky vendim preken rreth 40 familje të cilat prej vitesh kanë investuar në kultivimin e ullinjve.

EMISIONET