Rama: Balta që SHBA ndaloi, në Europë e shfaqi Shqipërinë si një stan me lepuj

Kryeministri Rama ja hodhi fajin "baltës" të eksportuar nga Shqipëria në arenën ndërkombëtare para 8 vitesh për mosçeljen e negociatave me BE.
Sipas tij, sot Shqipëria nuk ka lidhje me Shqipërinë e 8 viteve para. Kryeministri u shpreh se nuk ndryshon asgjë në përpjekjen për të ecur përpara dhe për të përmbushur gjithë kushtet që Shqipëria të jetë një shtet i standardit evropian për shqiptarët.
Rama: "Shqipëria sot nuk ka asnjë lidhje me Shqipërinë e para 8 viteve në arenën ndërkombëtare. Nëse gjatë këtyre viteve fabrika e baltës politike nuk do të kishte eksportuar aq shumë prodhim nëpër zyrat e Evropës, se fatmirësisht në Amerikë ajo baltë ka kohë që nuk shitet ky vendo nuk do të kishte hequr picirin në labirintet e integrimit evropian,. Jo se do ta kishim marrë më parë vendimin për hapjen e negociatave, as se do të ishte bërë konferenca e parë ndërqeveritare.
As njëra, as tjetra nuk vareshin nga sa kushte, nënkushte përmbushnim ne nga ato që shtoheshin pasi KE jepte rekomandimin dhe bëheshin si ato vargjet e fiqve të thatë sa në një Parlament në një tjetër. Kjo nuk ndryshon asgjë në përpjekjen tonë për të ecur përpara dhe për të përmbushur gjithë kushtet që Shqipëria të jetë një shtet i standardit evropian për shqiptarët. Se kur hapet konferenca nuk është në dorën tonë. Çështja është që balta e cila eksportohej nga këtu e bënte Shqipërinë si një stan me lepuj. Sot Shqipëria nuk diskutohet më që është gati të ulet në tryezën e BE. "

