Balluku: “Luftë” me Gjermaninë për 2 anijet e energjisë, kompania po humb para, por duan të na ndihmojnë
Duket se kryeministri Rama ka lënë zv. kryeministren Belinda Balluku për të promovuar fushatën për të përballuar krizën e energjisë elektrike.
Balluku sot inspektoi bashkë me ambasadoren amerikane Yuri Kim, dy anijet lundruese të vendosura në Vlorë të cilat do të prodhojnë energji.
Ndërkohë, zv kryeministrja tha se vendi ynë ka konkurruar me Gjermaninë për të marrë këto 2 anije dhe se vetë kompania po humb para me këtë lëvizje.
Balluku: Dua ta falenderoj Excelerate Power sepse nisëm si një bashkëpunim tregtar, por ata e ndjejnë Shqipërinë si vendin e tyre dhe kanë bërë aksione që ne nuk i prisnim, edhe duke humbur para sepse mund t’i çonin këto anije në gjermani. Kjo sepse kanë bërë një angazhim me ne dhe e kanë marrë personale duke ndihmuar Shqipërinë.
Balluku kohët e fundit është bërë virale në rrjetet sociale për deklaratat e saj, duke thënë se rrobat nuk duhen larë më shumë sesa 30 gradë, apo teksa u fliste fëmijëve të shkolla për krizën energjetikë.

