Balliu: Tenderi kërcet çdo ditë ne merremi me Lulin. Balluku të ndalojë 6 makinat e të ecë vetë në këmbë
Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, Klevis Balliu, Anëtar i Komisionit të Rithemelimit thotë se zgjedhjet e 6 marsit faktuan se kush është shumica, opozita, kë duan demokratët dhe kë besojnë qytetarët se kush është me Ramën, Basha apo Berisha.
Balliu tha se Basha mbylli ciklin e tij dhe e rëndësishme tani janë zgjedhje të reja brenda partisë, më pas bashkimi për ti dalë përballë Ramës.
Klevis Balliu: Po e lëmë popullin shqiptar jetim, në duart e një të çmenduri, të droguari që ka 9 vite që e masakron ekonominë shqiptare. Del Balluku që thotë ecni në këmbë se është rritur çmimi i naftës, po të ndalojë 6 makinat e veta e të ecë në këmbë vetë, se nuk do ta vrasë njeri atë. Pse nuk ecën vetë në këmbë po i thotë popullit?
Pse thotë do rritet çmimi i biletës së autobusit? Ne nuk flasim dot se duhet të merremi me Lulin, ndërkohë tenderi kërcet çdo ditë, vjedhje miliona euroshe e Erion Veliajt. Ne nuk flasim dot se merremi me Lulin. Luli humbjen e ka biznes. Me çdo humbje të demokratëve Luli fiton. Ka tre muaj që nuk flet gjykata. Përse nuk flet."

