Taulant Balla përshëndet mbledhjen e shezllonëve nga policia

Taulant Balla përshëndet mbledhjen e shezllonëve nga policia

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka përshëndetur aksionin e policisë për lirimin e hapësirave në plazhet publike. Balla tha se zaptimi i hapësirave publike në plazhe është një fenomen në zhdukje.

Postimi i plote:

Pushtimi i plazheve apo hapsirave bregdetare publike nga individë që shkojnë e vendosin çadrat dhe ulëset e tyre, pa asnjë lloj lejeje dhe kontratë me shtetin, është një fenomen në zhdukje, por ajo që më habit është guximi i ndonjërit që mendon se nuk e shohim.

Policia e Shtetit po bën detyrën ndaj vendit dhe pushuesve dhe do të garantojë “plazhe të lira” në të gjithë vijën tonë të bukur bregdetare. Kjo pasuri kombëtare i takon popullit dhe pushimet u takojnë njerëzve, jo abuzuesve të çdo kategorie.

EMISIONET