Balla: Pushteti vendor në Bulqizë nuk ka ndërrmarrë asnjë politikë për të nxitur të rinjtë që të qëndrojnë

Gazetarja dhe moderatorja, Sonila Musai, është ndalur këtë të martë për të diskutuar me të ftuarit e saj në lidhje me hallet që ka populli shqiptar.

Edison Balla pedagog ka folur për largimin e të rinjve duke fajësuar dhe pushtetin vendor.

Balla: Fatkeqësia e madhe është se pushteti vendor i ka mbyllur prej kohësh për këtë problematikë. Në vend që të ndërrmarë politika sociale mbështetëse që ndërrmerr çdo pushtet vendor në botë sepse nuk ka nevojë të shpikim politika, politikan gjenden gati nga të gjitha bashkitë e tjera të eropës por edhe nga bashkitë e rajonit.

Pushteti vendor duhet ti kishte mbështetur të rinjtë minimalisht me bursa fëmijët e minatorëve gjë që nuk e ka bërë. Të gjitha këto kanë sjellë këtë situatë që të rinjtë duan të ikin nuk shohin më shpresë dhe as nuk e mendojnë më që të punojnë siç ndodhte përpara disa vitesh.

Pra pushteti vendor i ndodhur përpara kësaj situate nuk ka vepruar nuk ka ndërmarrë asnjë politikë lehtësuese sociale për të nxitur të rinjtë që të qëndrojnë këtu, për të nxitur të rinjtë të hapin biznese të reja, për të nxitur fëmijët e minatorëve të studiojnë dhe të shkojnë në shkollë të lartë, pra duke mos pasur këtë mundësi të rinjtë kanë zgjedhur të ikin.

EMISIONET