Balla në Romë, takim me emigrantët shqiptarë për t’i bindur të marrin pjesë në census
Nga Alba Kepi Përditësimi i fundit 30 Shtator 2023, 09:14

Ministri Taulant Balla do të takohet në Romë me përfaqësues të komunitetit shqiptar në Itali.
Takimi do të mbahet paraditen e sotme në ambientet e Ambasadës shqiptare në Romë.
"Nga data 18 shtator 2023 në Republikën e Shqipërisë ka filluar regjistrimi i popullsisë dhe banesave.
Për këtë proces, Ministri i Brendshëm, z. Taulant Balla, synon të trajtojë disa çështje me interes të përbashkët me aktivistë dhe publicistë të komunitetit shqiptar”, raporton nga Roma për “Ora News”, gazetarja Alba Kepi.

