Baçi: Basha gënjeu paturpësisht për pjesëmarrjen në Kuvend, delegatët ishin në referendum

Ish-kreu i PD-së së Fierit, Luan Baçi në përfundim të Referendumit të thirrur nga Sali Berisha, është shprehur se Lulzim Basha ka gënjyer për pjesëmarrjen e delegatëve në Kuvend.

Në një deklaratë për mediat sipas tij delegatët në Fier kanë qenë pjesë e referendumit dhe jo në Kuvendin Kombëtar që u mbajt ditën e sotme në Pallatin e Kongreseve.

Luan Baçi: Kemi hasur një vështirësi shumë të madhe me listat se në Fier me shpërthimin që i bënë derës ndryshuan listat dhe emrat e anëtarëve, edhe pse ato erdhën vetë dhe vazhdoi procesin e rregullt, 81% erdhën e shkarkuan Lulzim Bashën me votat dërrmuese të demokratëve. Frikë duhet të ketë i ashtuquajturi Kuvend, jam i sigurt se kanë gënjyer në mënyrë të paturpshme për pjesëmarrjen e delegatëve të Fierit, për arsye se delegatët të e Fierit kanë qenë këtu.

EMISIONET