Baçi: Armando Subashi çoi policinë në Cakran dhe ka ndërprerë votimin, i ka nxjerrë jashtë me dhunë
Kreu i PD-së në Fier Luan Baçi ka denoncuar sipas tij ndërhyrjen e policisë së bashkiake në qendrën e votimit në Cakran.
Sipas tij, një veprim i tillë është bërë nga kryebashkiaku Armando Saubashi i cili ka urdhëruar largimin me dhunë nga ambientet e njësisë vendore ku po votohej.
Baçi: Në Cakran me urdhër të Armando Subashit policia bashkiake e Fierit ka shkuar dhe ka ndërprerë procesin e votimit që kryhej aty. Na lejuan që votimi të kruhet në njësinë vendore, por sot i kanë nxjerrë me dhunë nga njësia vendore me gjithë kutitë e votimit. Po mundohemi të gjejmë një ambient tjetër.
Kjo është një sjellje e turpshme nga Subashi. Ta harrojnë se ndërpresin votimin. Demokratët e Cakranit do të vazhdojnë procesin e votimin.


