Baçi: 6 marsi me Bashës dhe Berishës, nëse dilet me 2 kandidatë nuk ka mundësi që të fitojnë

Në një intervistë për Ora News, studiuesi Agim Baçi u shpreh se zgjedhjet e 6 marsit nuk do të jenë mes qeverisë dhe opozitës, por mes Bashës dhe Berishës.

Sipas tij, ndarja në dy kampe dhe me dy kandidatura nga ana e PD-së do t’i ulë shumë mundësi që të fitohet qoftë një bashkë e vetme në këto zgjedhje të 6 marsit.

Baçi: Fatkeqësisht zgjedhjet e 6 marsit nuk do të jenë mes qeverisë dhe opozitës, por mes Bashës dhe Berishës. Këto zgjedhje do të jenë një test dhe do të shihet se kush do të fitojë mes tyre. Kjo për opozitën do të jetë një pikëpyetje sepse do të tregojë se si do të jetë vazhdimësia e kësaj partie më vonë. Votim i sotëm është një lloj cinizmi pasi diheshin emrat në të gjitha bashkitë. Primaret janë në shaka sepse nuk mund të bëheshin kaq shpejt në një situatë kaq të acaruar.

Ajo që rrezikon tashmë është nëse do të dalin të pavarur dhe me siglën e një partie tjetër, atëherë kemi të bëjmë me 2 parti. Ka një mundësi që të gjithë kandidatët në qytete të bëhen bashkë dhe t’ia lënë atij që mund të fitojë më shumë, ose të presin një zgjidhje nga Basha dhe Berisha që të fitohet. Shkodra besoj se është testi më i nxehti i këtyre zgjedhje. Unë shoh shumë pak mundësi nëse dalin më 2 kandidatë dhe mendoj se komisioni i Rithemelimit do të ketë një ndarje përfundimtare më pas.

EMISIONET