Bace: Vjosa, lumi i vetëm 'i egër' në Europë dhe një pasuri natyrore e jashtëzakonshme

Arkeologu, Apollon Bace ishte i ftuar në studion e lajmeve në "Ora News", ku foli ndër të tjera edhe për luginën e Vjosës, e cila është rekomanduar nga UNESCO për tu shpallur rezerva biosfere.

" Është gjëja më e mirë që mund të bëhet jo vetëm për vendin tonë por për europën. Është i vetmi lumë i egër. Është me të vërtetë një fantazi, nuk e di nëse keni qenë në luginën e Vjosës.

Peisazhi është fantastik. Po bëhet një gjë me të vërtetë e mirë. Tek ne ishte diçka e tillë ta shesim apo jo. Ne i shesim për përfitime personale. 

Unë atë sistemin e kaluar e kam patur mjaft të keq. Ka qenë një sistem çnjerëzor por ama monumentet e kulturës i mbante në mënyrë perfekte.

Ne ishim shembull në Europë, të parët që futëm trashëgiminë e ndërtimeve fshatare", u shpreh Bace.

 

EMISIONET