Babë e bir në burg për mashtrim, ju prezantuan biznesmenit si zyrtarë për t’i marrë ryshfet
Arrest me burg deri në fund të hetimeve, kjo është masa që është dhënë për babë e bir, Bedri dhe Albert Vodha të cilët 2 ditë më parë u arrestuan nga policia pasi me anë të mashtrimit tentuan ti marrin një biznesmeni një shumë prej 100 mijë euro. Sipas të dhënave ka rezultuar se i përfshirë është edhe Florian Gjergji, i cili vijon të jëtë në kërkim.
Gjykata e Tiranës ka lënë në burg pa afat babë e bir, Bedri dhe Albert Vodha të cilët pak ditë më parë tentuan të mashtronin një biznesmen me qëllim marrjen e një shume prej 100 mijë eurove.
Sipas provave dhe rethanave të paraqitura në prokurori, personi i cili ka kryer bisedat me biznesmenin dhe dakordësinë për paratë është Florian Gjergji, i cili ende nuk është arrestuar nga policia.
Nga hetimet ka rezultuar si ai ka kryer biseda në rrjetin social Telegram me një biznesmenin, të cilit i është prezantuar si një zyrtar i lartë.
Pasi ka kryer të gjitha bisedat biznesmeni e ka kuptuar situatën dhe ka vendosur ta denoncojë në organet e policise.
Për të zbuluar personat e prëfshirë uniformat blu kanë nisur edhe me organizimin e dhënies së shumës së parave.
Policia ka pikasur babë e bir Bedri dhe Albert Vodha, 54 dhe 24 vjeç, të cilët u ndoqën deri sa u arrestuan nga policia.
Gjatë kontrollit atyre iu gjetën edhe 70 mijë euro cash.
Për këtë rast policia ka zgjeruar hetimet pasi ka dyshime së në këtë aktivitet janë të përfshirë edhe persona të tjerë.
Ky dyshim ka ardhur edhe pas rasteve të tjera të ndodhura pak muaj më parë ku disa persona u arrestuan pasi tentuan për të mashtruar një tjetër biznesmen për ti marrë shumën prej 70 000 euro.