Babai plagosi me thi*kë të birin, nëna e të miturit: Më lironi burrin! Ndodhi pa dashje, po qëronte mollë

Babai plagosi me thi*kë të birin, nëna e të miturit: Më

Nëna e 15-vjeçari që u plagos ditën e djeshme nga babai i tij, Shpëtim Çuka, në fshatin Vreshtas të Maliqit, ka deklaruar se gjendja e të miturit është shumë mirë.

Në emisionin “Me zemër të hapur”, ajo kërkoi lirimin e bashkëshortit nga qelia me arsyetimin se krimi ka ndodhur pa dashje. Sipas saj, Shpëtim Çuka ka qenë duke qëruar mollë në momentin kur është konliktuar me të birin, për shkak se i mituri rrinte në telefon dhe nuk po shkonte në shkollë.

“Djali është shumë mirë. Ngjarja ka ndodhur në orën 7:20 të mëngjesit. Bashkëshorti ishte shtrirë, po qëronte një mollë dhe pa dashje ia hodhi biçakun. Djali ka plagë të lehtë fare. Sa mori një sërum dhe doli nga spitali.

Jemi marrë në pyetje nga policia. Unë thashë se ka ndodhur pa dashje. Dua burri të më vijë në shtëpi. Kushte të mira kam. Djalin e kam në shkollë. Lere telefonin i tha, shko në shkollë. Plagën e ka të vogël, si ta kishte pickuar grerëza. Nuk e kishte për qëllim ta godiste. Djali e mban telefonin, jo prej shumë kohësh.”, tha nëna e të miturit.

EMISIONET