Avokatja Gjonaj: Me rritjen e temperaturave shtohen rastet e dh*nës në familje

Rritja e temperaturave duket se ndikon edhe në rritjen e tensioneve në familjet shqiptare, ku sipas avokates Eranda Gjonaj në verë rastet e dhunës në familje shtohen.
Në një intervistë për “Ora News” Gjonaj u shpreh se ka konstatuar fakti se nga fundi i pranverës dhe gjatë verës shtohen rastet e dhunës dhe nuk është se shtohen thjesht denoncimet.
“Në rastet më të shumta viktima të dhunës në familje janë gratë dhe fëmijët, por ndodh që janë dhe moshat e thyera, kur kemi të bëjmë me dhunë ndaj prindërve apo vjehrrës dhe vjehrrit.
Është e vërtetë gjithashtu dhe është një gjë që këtë e kam konstatuar gjatë punës time nga fundi i pranverës dhe gjatë verës shtohen rastet e dhunës dhe nuk është se shtohen thjesht denoncimet.
Tani unë nuk di të them nëse kjo është një kombinim i faktorëve biologjikë me ato psikologjikë dhe socialë, por është një gjë që është e konstatuar”, u shpreh ndër të tjera avokatja Eranda Gjonaj.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME AVOKATEN ERANDA GJONAJ


