Avokati i dhunuar dje, Sokol Mëngjesi vazhdon të jetë në reanimacion, në gjendje të rëndë shëndetesore

Avokati Sokol Mëngjesi u dhunua nga 3 persona ditën e djeshme në zonë e ish-Bllokut, ndërkohë që dërgonte djalin e tij në kopsht.

Mësohet se gjendja e tij shëndetësore vijon të mbetet e rëndë, ndërkohë që vazhdon të jetë në monitorim intensiv nga stafi mjekësor në reanimacion.

Ngjarja dyshohet se ka shkak pronat, pasi avokati Sokol Mëngjesi ka përfaqësuar një palë që e ka fituar në proces gjyqësor çështjen e pronësisë në shkallë të parë edhe në Apel. Pala fituese nuk ka respektuar detyrimet që kanë pasur ndaj avokatit dhe studios ligjore “ALTERUM SHPK”. Disa prej përfituesve nuk kanë rënë dakord me shpenzimet në studion ligjore.

Kanë qenë më total 8 trashëgimtarë që i përfaqësonte si avokat Mëngjesi dhe një nga 8 trashëgimtarët nuk ka pranuar të zbatojë kontratën mes Mëngjesit dhe 8 trashëgimtarëve. Çështja është fituar në dy shkallët e gjyqësorit nga 8 trashëgimtarët që përfaqësonte avokati. Në të tilla kushte, avokati ka kërkuar të respektohet kontrata që kishin lidhur dhe dyshohet që vetëm Dritan Nano nuk ka pranuar.

I gjendur në këtë situatë, dyshohet se Nano ka angazhuar lidhjet e tij shoqërore duke kërcënuar avokatin që të tërhiqet nga përqindja që duhet të merrte.

Takimi i para një muaji ka qenë i fundit para dhunës, sqarues, por nuk kanë rënë dakord, pasi Sokol Mëngjesi ka pretenduar se ka një kontratë që duhet ta zbatojë studio ligjore. Çështja për të cilën bëhet fjalë është një truall toke ku rezultojnë pronarë 8 anëtarët, ku momentalisht mbi këtë truall është ndërtuar.

Sipas rindërtimit të ngjarjes, 3 persona kanë kryer sulmin, një i ka pritur me makinë, ndërsa një i pestë është ndaluar si organizator i sulmit. Dritan Nano dyshohet se ka porositur dhunën ndaj avokatit Sokol Mëngjesi. Vijojnë të jenë në kërkim Elton Kasaj, Drivald Alia dhe Romario Tabaku. Ka qenë pikërisht ky i fundit ai që ka larguar tre autorët nga vendi i ngjarjes me një makinë tip “Audi”. Ndërkohë, Policia e Shtetit ka ofruar 20 mijë euro për këdo që jep informacion që çon në arrestimin e autorëve të cilët vijojnë të jenë në kërkim.

Organizatori i sulmit Dritan Nano është arrestuar ditën e djeshme, ndërsa Dorian Alia është vetëdorëzuar. Në kërkim mbeten tre anëtarë të tjerë pjesëmarrës në sulm, Elton Kasaj, Romario Tabaku dhe Drivald Alia.

EMISIONET