Avokatët rikthehen në gjykata, mbrojtësit ligjorë vetëm në masat e sigurisë, vijon bojkoti i gjyqeve

Pas 10 ditëve bojkot, avokatët u rikthyen këtë të hënë në gjykata për masat e sigurimit personal, ndërsa vijojnë të mos marrin pjesë në proceset civile e penale, si shenjë kundërshtimi për hartën e re gjyqësore. Shkrirjen e gjykatave, thonë se do ta godasin në gjykatën e Strasburgut.

Avokatët u rikthyen në gjykata për masat e sigurimit personal dhe gjyqet ndaj të miturve pas bojkotit 10 ditore, në shenje kundërshtimi për hartën e re gjyqësore.

Për proceset e tjera, Dhoma Kombëtare e Avokatisë do të mblidhet të enjten.

Ndaj u kujdesen ti dërgojnë qeverisë mesazhin se me rikthimin në punë nuk po tërhiqen

Vetë kryeministri Edi Rama dhe drejtuesit e Ministrisë së Drejtësisë e KLGj e kanë bërë të qartë se nuk harta e kundërshtuar nuk ka kthim pas.

Në këto kushte, avokatët e dinë se bojkoti i gjyqeve nuk ka më asnjë vlerë, ndaj po përgatiten për beteje ligjore.

Mund të shkojë deri në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Lena: Rikthehemi në masat e sigurisë dhe në çështjet penale të të miturve, ndërsa vijojmë bojkotin e çështjeve gjyqësore, penale dhe civile. Ky vendim qëndron deri në një mbledhje të dytë të këshillit të përgjithshëm të dhomës së avokatisë. Do vijojmë ne rrugën ligjore kundërshtimin e hartës së re gjyqësore, rruga jonë është drejt Strasburgut. Jemi në bojkot pa afat.

Që prej mesit të qershorit kur avokatët nisën grevën, disa qindra persona kanë dalë para gjykatave dhe janë njohur me masat e sigurisë pa mbrojtës ligjorë.

Qindra e qindra procese të tjera civile e penale janë shtyrë.

Por avokatët thonë se protestën po e bëjnë për qytetarët, pasi shkrirja e gjykatave i largon nga drejtësia.

Harta e re gjyqësore parashikon 13 gjykata të shkallës së parë, 2 gjykatë administrative dhe 1 gjykata apeli për të gjithë vendin.

EMISIONET