Avioni "kaçatorr" mbi Ishëm, policia: I kontraktuar nga Ministria e Bujqësisë për vaksiminin e dhelprës së kuqe

Avioni "kaçatorr" mbi Ishëm, policia: I kontraktuar nga

Policia e Shtetit jep informacion për videon e publikuar sot në rrjetet sociale e më pas në media, që tregonte një avion të vogël duke fluturuar në zonën e Ishmit.

Nga verifikimet e menjëhershme të kryera në bashkëpunim me kullën e monitorimit ajror në Rinas dhe me Drejtorinë e Aviacionit Civil, Policisë së Shtetit thotë se ka rezultuar që gjatë ditë së sotme kanë kryer fluturime me leje të regjistruara, në orare të ndryshme, 5 avionë të vegjël “kaçatorr”, me kohëzgjatje fluturimi deri në tre orë.

Njëri prej këtyre avionëve, që është filmuar nga banorët dhe është parë nga patrulla e Policisë, e cila ka njoftuar menjeherë, ka fluturuar prej orës 11:00 deri në orën 14:00, në zonën Durrës-Lezhë.

Këta avionë janë të kontraktuar nga Ministria e Bujqësisë, për vaksiminin e dhelprës së kuqe, nëpërmjet ushqimit nga ajri.

EMISIONET