“Autoriteti i Dosjeve u diskretitua”, Ndoka: Kjo çështje lojë politike, duhet të hapen të gjitha dosjet
Kryetari i Partisë Demokristiane gjatë një interviste për Ora Neës me gazetaren Besmira Pelushaj u shpreh se çështja e dosjeve është një lojë politike. Sipas tij duhet të hapen të gjitha dosjet.
Nard Ndoka: Shqiptarët, që socialistët do të bëjnë një lojë transparente e kanë humbur besimin. Është një lojë politike. Sot do të ishte e rëndësishme që dosjet të hapen totalisht. Ne ligjin e kemi në fuqi. Nuk hapen se Partia Socialiste është nëna e tyre. Këta janë prodhimi është si të asgjësojnë nënën e tyre.
Sa i pastërtisë së figurës së Metës, Ndoka u shpreh se kjo hedh poshtë autoritetin duke e bërë palë me qeverisjen.
Nard Ndoka: Ilir meta i ka kaluar të gjitha pushtetet, pas 30 viteve Rama bën një luftë me të. Kjo hedh poshtë dhe autoritetin e bën palë me qeverisjen. Autoriteti i dosjeve për një periudhë punoi, u diskreditua kur filloi të punojë për politikën. Ne duhet të kemi hapje totale të dosjeve, media të ketë akses për ti bërë publike tashmë pas 30 viteve nuk patëm luftë ndonjëherë për hir të dosjeve.

