Autizmi i le pa mësim/500 firma të mbledhura për peticionin për rinovimin e kontratave të mësuesve mbështetës

Mungesa e mësuesve mbështetës për fëmijët me aftësi të veçanta mbetet problematika më e madhe për  prindërit.

Ata kanë firmosur një peticion për zgjidhjen e këtij problemi, duke e dërguar atë deri te ministria e Arsimit.

Prindërit e fëmijëve me aftësi të veçanta kërkojnë rinovimin e kontratave për mësuesit mbështetës.

Ata thonë se deri më tani janë mbledhur 500 firma për peticionin dhe se do ia dorëzojnë atë te ministria e Arsimit.

Engalntina Bajrami, drejtoreshë e klubit të fëmijëve me spektrin e autizmit: "Mësuesit mbështetës nuk janë emëruar, sepse nuk ka filluar edhe proceduar për emërimin. Për një kohë të shkurtër janë  mbledhur rreth 500 firma. Mungesa e mësuesve mbështetës na ka bërë mos t;i çojmë fëmijët në shkollë. Nuk e çojmë dot në shkollë pa mësuesin mbështetës. Të vendoset mësuesi mbështetës sa më shpejt në të gjitha shkollat. Mësuesit mbështetës të jenë specialist për këtë punë. Të shtohet numri i mësuesve mbështetës."

Janë rreth 5000 fëmijë të spektrit autikë të cilët kanë problematika përjashtimin e tyre nga sistemi arsimor pikërisht nga mosrinovimi i kontratave me mësuesit mbështetës apo edhe mospërshtatjen e fëmijëve me ndryshimin e shpeshtë të tyre.

EMISIONET