Atmosfera festive mbërrin në kryeqytet/ Tregtarët: Këtë vit blerjet janë më të pakta
Edhe pse ndodhemi ende në nëntor, kryeqyteti ka filluar të vishet me drita e zbukurime festive. Pemët e Krishtlindjeve dhe dekorimet shumëngjyrëshe kanë filluar të tregtohen nëpër dyqane. Blerësit thopnë se këtë vit deri më tani blerjet janë të pakta ndërsa cmimet e dekorimeve janë pothuajse të njëjta me një vit më parë.
Në Tiranë ka nisur të ndihet atmosfera e festave të fundvitit.
Rrugët po ndriçohen me drita shumëngjyrëshe, ndërsa në dyqane kanë filluar të shiten pemët e mëdha të Krishtlindjes.
Megjithatë, për shumë familje, përgatitjet për festat ende nuk kanë filluar.
Shumë prej tyre thonë se do të presin fundin e dhjetorit për të bërë blerjet e zakonshme.
Edhe pse është herët, tregtarët thonë se pritshmëritë për ktëë vit janë më të ulta.
Por pavarëisht se duhen edhe dy muaj nga ardhja e vitit të ri tregatarët janë gati për të nxjerrë në shitje të gjitha produktet që duhen për festa.

