"Ata që kanë udhëtuar me mua s'kanë qenë të kënaqur", Berisha flet për udhëtimet dhe zbulon kush kujdeset për veshjen

Në emisionin Why?Not në Rtv Ora kreu i PD-së, Sali Berisha, zbuloi se udhëtimet nuk janë një nga pasionet e tij.

Duke u kthyer pas në kohë, ai thotë se në çdo udhëtim qoftë zyrtar apo personal është përojekur të shkurtojë sa më shumë qëndrimin jashtë.

Berisha: Ata që kanë udhëtuar me mua, veçanërisht në periudhën që unë kam qenë në detyrë, nuk kanë qenë asnjëherë të kënaqur me mua sepse shumica e udhëtimeve fillonin në 3 të mëngjesin dhe përfundonin përsëri po në Rinas në 1 të natës. Të gjitha përpjekjet e mia ishin të kthehesha sa më parë në Shqipëri. Por në çdo kohë sa herë kam dalë jashtë kam bërë përpjekje për të shkurtuar qëndrimin tim, jam adikt në këtë vend.

Kuriozitetit të Roza Latit se kush kujdeset për veshjen e tij ai ju përgjigj:

Berisha: Kujdeset Lili në mënyrë konstante.

EMISIONET