Asnjë lajm prej 16 ditësh/ Familjarët e dy të zhdukurve "pushtojnë" komisariatin e Sarandës
Famijarë të dy të zhdukurve nga fshati Çukë në Sarandë kanë protestuar para komisariatit të Sarandës.
Leonard Thodhori 46 vjeç dhe Fatmir Sulovari 46 vjeç janë zhdukur prej 16 ditësh në mënyrë mizterioze.
Familjarët janë përplasur verbalisht me një efektiv policie, duke kërkuar llogari për fatet e dy të humburve.
I vëllai i Fatmir Sulovarit kërkoi ti gjendet trupi i të vëllait , edhe në qoftë se e kanë vrarë.
Theksuan se do të protestojnë në vazhdimësi derisa të kenë një përgjigje nga Policia e Sarandës se çfarë ka ndodhur të afërmit.
Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovari, rezultojnë të dy me precedent dhe pistat e hetimit nuk e përjashtojnë mundësinë që zhdukja e mistershme të ketë prapavijë politike.



