Asfalti elektoral në rrugët e Tiranës/ Bashkia kujtohet para zgjedhjeve, banorët të zhgënjyer me cilësinë

Teksa na ndajnë dhe pak kohë nga zgjedhjet vendorë edhe bashkia tiranë ka filluar që të shtrojë edhe asfalt elektoral.

Në fakt për këto nxitime rruga "Muhamed Deliu" i është nënshtruar disa herë punimeve dhe asfalti është shkatërruar. Por duket se Veliajn e kanë zënë ethet e votimeve nga përballja që do të ketë në zgjedhje dhe ka filluar të arnojë akset sa për fushatë.

Faktin, se asfalti është për qëllime elektorale, e pranojnë dhe vetë qytetarët.

"Ka tre ditë që shtrohet ky asfalt. Në të vërtetë këtu nuk janë as 30 m/2 rrugë. Për mua është asfalt elektoral pasi rrugët më  poshtë janë më keq se ç'kanë qënë. Nuk mendoj se bëhet vetëm sot, por ka vite që bëhet.

Për puna votimesh do të bëhet rregullime, sistemime," thonë ata.

Kërkojnë nga bashkia të ndërgjegjësohet e ta marrë punën seriozisht

"Sa herë janë bërë dhe i kanë prishur, cilësia e komunales është për turp. S'ka kërkesë llogarie.

Ne mezi kalojmë.

Kështu ka qënë gjithmonë e kështu do ngelet.

Duhet të kemi politika më të mira për qytetarët. Por besoj se ata duhet të dinë të reagojnë sepse ku është një asfalt elektoral thjesht 20 m/2 për të shtrusr ca gropa, ndërkohë që rrugët e pashkisë janë të gjitha të paasfaltuara," thanë banorët.

Rruga muhamed deliu prej vitesh është lënë në gjendje të degraduar madje shpesh edhe tubacionet e ujësjellës kanalizimeve shpërthejnë duke bërë që kalimtarët ta kenë të vështirë të lëvizin.

EMISIONET