I ftohti dhe uria i çoi në duart e policisë/ Arrestohet shqiptari dhe pakistanezi që u arratisën nga burgu i Kretës

I ftohti dhe uria i çoi në duart e policisë/ Arrestohet

Policia greke ka arrestuar shqiptarin dhe pakistanezin që u arratisën nga burgu i Kretës bashkë me 3 shqiptarë të tjerë, më 7 shkurt. Këta të fundit u arrestuan po të njëjtën ditë, mbrëmjen e 7 shkurtit.

Sipas informacioneve të para, pakistanezi dhe shqiptari u arrestuan në një shtëpi të vjetër, në Halepa në Chania.

Mediet greke shkruajnë se i ftohti dhe mungesa e ushqimit detyroi dy të arratisurit të hyjnë në disa shtëpi, fakt që ndihmoi autoritetet lokale në gjurmimin dhe arrestimin e dy personave.

Pakistanezi ishte i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje ndërsa 34-vjeçari shqiptar për çështje droge.

EMISIONET