Arrestohet shoferi që përplasi për vdekje me makinë këmbësoren në Përrenjas

Arrestohet shoferi që përplasi për vdekje me makinë

Policia e Elbasanit ka njoftuar arrestimin e drejtuesit të automjetit që shkaktoi aksidentin me vdekje ditën e djeshme në aksin “Qukës-Përrenjas”.

Në pranga është vënë shtetasi P. K., 62 vjeç, i cili akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen”. Duke drejtuar automjetin e tij, 62-vjeçari përplasi për vdekje këmbësoren, F. M., 73 vjeçe.

“Në vijim të informacionit të dhënë dje, për aksidentin e ndodhur në aksin rrugor “Qukës-Përrenjas”, si pasojë e të cilit humbi jetën shtetasja F. M., 73 vjeçe, këmbësore, informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë drejtuesin e automjetit, shtetasin P. K., 62 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen”, njofton Policia.

EMISIONET