Arrestohet shefi i policisë së burgut të Drenovës, futi drogë në qelinë e dy të paraburgosurve
Shefi i policise ne burgun e Drenoves, Mariglen Kadiu, eshte arrestuar me urdher te prokurorise se Elbasanit.
Kadiu eshte arrestuar per akuzen e Shperdorimit te detyres, pasi ka rezultuar se ka futur droge ne qeline e dy te paraburgosurve, me qellim ngritjen e kurthit per futjen e tyre ne izolim 41 biz.
Rasti eshte ndjekur fillimisht nga Sherbimi i Kontrollit te Brendshem dhe me pas ka vijuar hetimet prokuroria e Elbasanit.
Prokuroria ka kerkuar masen e "arrestit ne burg", ndersa gjykata e qytetit ka caktuar masen e sigurise "arrest shtepie".

