Arrestohet Safet Bajri, avokati: Kur erdhi i është komunikuar një masë tjetër për një çështje që është gjykuar më parë

Policia i ka komunikuar masën e sigurimit për Astmer Bilalin, Behar Bajrin dhe Safet Bajrin, lidhur me vrasjen e Fatbardh Licit në vitin 2018 në Shkodër.

Safet Bajri i transportua nga Shkodra në Policinë e Tiranës në masa të rrepta sigurie nga RENEA, ndërsa avokati i tij, Sokol Tahiraj në një komunikim të shkurtër për mediat u shpreh se klienti i tij është thirrur për t’iu marrë një kampion ADN-je

“Në momentin e parë që ka shkuar në Policinë e Shkodrës, i është komunikuar se ai do të transferohet në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Dhe në momentin që është paraqitur këtu i është paraqitur dhe një tjetër masë sigurie.

Është një çështje që është gjykuar një herë tjetër, nuk mund t’iu them ndonjë gjë më shumë mbi këtë”, tha avokati Tahiraj.

EMISIONET