Arrestohet një person në Dimal, policia i sekuestron në banesë një pushkë dhe një mitroloz

Arrestohet një person në Dimal, policia i sekuestron në

Një shtetas ka rënë në prangat e policisë së Beratit për veprën penale "Armëmbajtja pa leje".

Sipas njoftimit të bluve, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit A.S në fshatin Pobrat, Dimal u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një pushkë gjysmëautomatike dhe një mitroloz, të cilat ky shtetas i mbante pa leje.

Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. S., për veprën penale "Armëmbajtja pa leje".

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

EMISIONET