Arrestohet një amerikan në Tiranë, i sekuestrohen “kërpudha magjike” dhe kanabis

Arrestohet një amerikan në Tiranë, i sekuestrohen

Në një operacion mes Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Komisariatit të Policisë në Tiranë, u sekuestruan sasi të konsiderueshme lënde të dyshuara narkotike, duke përfshirë kanabis dhe psilocybin (kërpudha magjike). Si pasojë e këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi amerikan A. U., 32 vjeç, i cili jeton në kryeqytetin shqiptar.

Autoritetet zbuluan shtetasin në parkun e liqenit artificial në Tiranë, ku gjatë një kontrolli të detajuar fizik dhe të banesës, u gjetën dhe sekuestruan lëndët e dyshuara narkotike.

Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1, operacioni policor i koduar “Shrooms”.

Sekuestrohen sasi lënde të dyshuara narkotike kanabis dhe psilocybin (kërpudha magjike).

Arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, të mbështetura nga inteligjenca operative, kanë organizuar në drejtimin e Prokurorisë, operacionin policor të koduar “Shrooms”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi amerikan A. U., 32 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar në parkun e liqenit artificial të Tiranës, shtetasin e lartpërmendur, të cilit gjatë kontrollit fizik dhe të banesës, i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, lëndë të dyshuar narkotike kanabis dhe psilocybin (kërpudha magjike).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

EMISIONET