Arrestohet në Durrës hajduti i 23 vjedhjeve në Gjermani. Të ardhurat i sillte në Shqipëri

Një 30 vjeçar në kërkim për 23 vjedhje në Gjermani është arrestuar në Durrës.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës bënë ndalimin e shtetasit në kërkim A. L., 30 vjeç, banues në Durrës, pasi në bashkëpunim me shtetasin G. O., për një periudhe 3-vjeçare, kanë kryer 23 vjedhje në shtetin gjerman. Të ardhurat që përfitonte nga vjedhjet, shtetasi A. L. i dërgonte në Shqipëri” thuhet në njoftimin e policisë.

Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, pas dokumentimit të vjedhjeve nga shteti gjerman, më datë 04.06.2021, kishte caktuar për shtetasin A. L., masën "Arrest në burg", për veprat penale "Vjedhja" e kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë dhe "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale". 

Ndërkohë bashkëpunëtori i tij shtetasi G. O. është dënuar nga autoritetet gjyqësore gjermane, me 4 vjet burgim. 

EMISIONET