Arqipeshkvi Arjan Dodë: Ndërgjegjja e njeriut në rrezik nga kultura ‘woke’, traditat dhe familja po sfidohen
Në një deklaratë të fortë, Arqipeshkvi Arjan Dodë paralajmëron mbi ndikimin e kulturës “woke” dhe thekson rëndësinë e mbrojtjes së vlerave tradicionale, ndërgjegjes dhe familjes shqiptare.
Postimi:
Jepini 8 minuta nga koha juaj (pse duke e dëgjuar deklaratën ose lexuar atë në tekstin e mëposhtëm. Një mesazh tepër i vonuar, por therës i Arjan Dodës
“… Siç kemi parë këtë javë nga parlamentarët tanë, për ti than burrit-burrë e gruas-gru; duke hedhur bazat për kulturën “woke”
Që do të shkatërrojë ndërgjegjen, vetëdijen e engjëjve tanë!
Sot, në kulturën tonë shqiptare të fjetur e të nënshtruar nga ideologji, e kushtëzuar nga lobet e huaja që e trajtojnë jo vetëm Tempullin por edhe vendin tonë si pazar, ne nuk jemi të vetëdijshëm që është e vdekur forca e reagimit në kulturën shqiptare.
Ku nuk u ngju nji reagim ma i fortë i ndërgjegjeve përballë rrëmbimit dhe të atyre pak shpresave që kanë ngelur në vendin tonë, sepse të rinjtë e kanë humbur shpresën dhe e kanë braktisur vendin.
Por sot rrezikojmë t’iua vjedhim edhe atyre të rinjve që Zoti në provaninë e Tij, akoma ndoshta donte ti dhuronte këtij kombi.
Është e shkelur me këmbë ndërgjegja e njeriut!
Dhe ndërgjegja për këtë arsye nuk reagon përballë gjërave edhe më të kthjellta!
BURRI - BURRË! GRUAJA - GRU!
MASHKULLI - MASHKULL! FEMRA - FEMËR!
Nuk ka gja tjetër!
Sepse… Djalli, nuk mund ti bëjë luftë Zotit!
E ku ia bën luftën Zotit?
Tek Tempulli që është trupi i njeriut, në format më të ndryshme.
E kemi ngju edhe vitet e fundit n’Shqipri, para ca kohësh u fliste për çështjen e surrogacionit. Ku trupi i një nëne të bëhet pazar!
Ku ai që ka lekë blen gjirin e nënave tona shqiptare, motrave tona…
Po edhe sikur të ishim një miliard banorë, asnji nuk asht i tepërt!
Jo më në kët vend ku po shterren nënat, baballarët, gratë, burrat, f’mijt, t’rinjtë e t’rejat!
Ju jeni Tempulli i Zotit dhe shpirti i Tij banon në ju!
Tempulli i vërtetë nuk është vetëm i bërë me muret….
Nuk mund të na thonë “ne kemi lirinë e kultit se mund të shkojmë në kishat tona”, joo!
Kemi lirinë sepse mund të shkojmë edhe tek nëna, tek motra, tek baballarët, tek burrat, tek gratë, jo tek kategoritë e tjera që sipas fantazisë të secilit që siç çohet në mëngjes, ndjen të drejtën që ti njihet nga ligji.
Sepse kështu është krijuar kultura “woke” që ka shkatërruar botën perëndimore.
Por ndërsa bota perëndimore po reagon, e po i vë diga këtij mendimi të brishtë, neve që jemi më “avangard” se të tjerët bëjmë pazare në popullin tonë, në fëmijët tanë, sepse kushedi kush realitet, lobist blen mendjet e atyre që mbajnë të drejtën pa na pyt, pa kërku një referendum, një dëgjesë kombëtare, mbajnë të drejtën të sillen në mënyrë autarkike ku liria dhe mendimi yt, nuk vlejnë më.
Këtu nuk është fakti me reagu me shpatë, apo me provoku dikë që shpesh herë dëgjojmë “po ku ishe ti”, këtu është fakti të jemi sëbashku sepse përballë një kulture vdekjeje, mund të mundet vetëm me jetën.
Kush e ka në vendin tonë këtë merak?
Kush e ka këtë shqetsim për me mbjellë kulturën e jetës?
Kush në parlamentin shqiptar shqetësohet për kulturën e jetës dhe dinjitetit për një familje që ndoshta është në varfëri e mjerim, sepse është përqëndru pasuria në 2% të shoqërisë shqiptare?
As 2% jo… nji!
Kush shqetsohet për ato fshatra të humbur ku nuk arrin rruga, sepse jemi të shqetsum me e shit imazhin e fasadës së rrugës që shkon ku janë zonat turistike.
Apo me ndërtu qendrën e Tiranës po pastaj sapo dalim në lagjet periferike, me u mbyt akoma në llucë apo rrugët e ngushta?!
Sepse njeriu s’vlen asgja, sepse për ta asnji trotuar nuk bahet, e ti duhet me ba garë me makinën ku me hedh kamën!
Por ne kemi shqetsimin e kulturës “woke”!!!
Sepse nuk jetojnë ma k’ta që zgjedhim!
Nuk jetojnë ma me njerzit!
Nuk jetojnë ma midis njerzve!
Por nuk jetojnë ma as n’kët botë me sa duket (?)!
Kur diçka nuk shkon, nuk shkon!
E s’mund t’themi se jemi t’gzuar që gjërat nuk shkojnë.
A mund të themi se jemi të gzuar që k’tyre njerzve që u kemi besu votimin, ju kemi besu vendin, votojnë diçka kundër nesh?
Jemi t’gzuar???
Nuk jemi t’gzuar!
Çdo njeri që ka votu pastë turp!
Sepse shkon kundër Natyrës, nuk shkon kundër fesë.
Shkon kundër Natyrës!
Edhe njeriu që s’beson e din që është burrë!
E din që është gru!
Çdo njeri ka për ta gjet përgjigjen e vet në jetën e vet jo tek f’mijt e vet e f’mijt e f’mijve t’vet….
Jo jo…
Secili përgjigjet për aktet e veta!


