“Arben Ahmetaj ka firmosur VKM pas shkarkimit të tij”, PD thirrje: SPAK të veprojë menjëherë

Partia Demokratike ka denoncuar publikisht Arben Ahmetaj për shkelje të ligjit pasi pasi saj ka firmosur dokumenta qeveritare si zv/kryeministër 3 ditë pas shkarkimit. Për kët arsy selia blu i bën thirrje SPAK të hetojë Ahmetaj për 2 vepra penale.

Adriana Kalaja: VKM-ja e firmosur nga zoti Ahmetaj, duke mos patur një tagër të tillë (pasi ishte i shkarkuar), jo vetëm është absolutisht i pavlefshëm nga pikëpamja civile, por është edhe konsumim i 2 veprave penale. Partia Demokratike i bëri thirrje SPAK të veprojë menjëherë dhe të nisë hetimet për veprat penale të konsumuara nga ish zv kryeministri Arben Ahmetaj.

Partia Demokratika i kërkon Prokurorisë së Posaçme të hetojë Arben Ahmetaj pasi sipas selisë blu ka shkelur ligjin duke firmosur akte normavtive të qeverisë 3 ditë pas shkarkimit të tij si zëvendëskryeministër.

Sipas opozitës, Arben Ahmetaj i ka dhënë Bashkisë Durrës 700 mln lekë për rehabilitimin e  e zonës Porto-Romano dhe sisitemin e rrjetit të ujrave të shiut në zonën e plazhit me anë të vendimit nr. 512 e firmosur në datë 27 korrik 2022.

Arben Ahmetaj u shkarkua nga post i zv/kryeministrit me 25 korrik nga na e shefit të kabinetit qeveritar Edi Rama ndërsa një ditë më pas, President i Republikës firmosi shkarkimin e tij me anë të dekretit.

EMISIONET