Apartamentet me qira ditore në Tiranë shndërrohen në 'fole' pr*stitucioni/ Arrestohen dy të huajat nga Azia

Policia e Tiranës ka zbuluar dy raste prostitucioni që zhvilloheshin në apartamente të marra me qira në qytet. Gjatë dy operacioneve të ndara, të koduara “Network” dhe “Foleja 7”, u arrestuan dy gra të huaja, një 33-vjeçare nga Vietnami dhe një 43-vjeçare nga Kina.
Sipas hetimeve, 33-vjeçarja kishte marrë një apartament me qira ditore në rrugën “Mine Peza”, i cili dyshohet se përdorej për këtë aktivitet.
Ndërkohë, gruaja tjetër ushtronte prostitucion në një apartament në Rrugën e Durrësit.
Gjatë veprimeve, policia procedoi në gjendje të lirë edhe një person tjetër që dyshohet se përfitonte nga kjo veprimtari. Po ashtu, u sekuestruan para dhe tre telefona celularë.
Çështja i ka kaluar Prokurorisë së Tiranës për hetime të mëtejshme.


