Ankthi/ Psikologu Eduart Tafa këshillon prindërit: Mos krijoni fobi tek fëmijët

Në studion e pasditës “Jeto me Orën” u diskutua tema  e ankthit sesi duhet ta kontrollojmë atë dhe sesi ta menaxhojmë.

Të ftuar ishin neuropediatria Migena Kika dhe psikologu klinikë Eduart Tafa. Sipas Tafës ankthi është një gjendje që krijohet tek njerëzit që programojnë të ardhmen dhe parashikojnë frikë ndaj saj.

Tafa u shpreh se njerëzit duhet të orientohen tek specialistët në rast se paniku që sjell ankthi bëhet shqetësues në jetën e tyre. Terapia sipas tij me psikologun është një ndër veprimet që duhet ta marrin të gjithë ata që e ndiejnë se vuajnë nga ankthi.

Ndërsa neurpediatria Migena Kika u ndal tek fëmijët të cilët gjithashtu përjetojnë situata me ankthin, pasi ankthi nuk njeh moshë e as status.

Migena këshilloj terapin konjuktive dhe sigurisht çuarjen e fëmijëve tek specialistët, psikologu apo neuropediatri.

“Unë jam pro çuarjes së fëmijëve tek specialistët, ndjekja e tyre me terapi dhe jo me medikamente. Jam kundër medikamenteve, vetëm në rastet kur ato janë të paevitueshme” u shpreh Kika.

Psikologu Tafa gjithashtu u bëri thirrje prindërve të mos krijojnë fobi tek fëmijët. Në fund të bisedës të dy specialistët dhanë mesazhin se ankthi mund të menaxhohet shumë mirë dhe se nuk duhet parë si një problem i shëndetit mendor por si një gjendje që duhet trajtuar me specialistët e duhur.

EMISIONET