Andoni: Në Kosovë janë më racionalë në zgjedhje, në Shqipëri partitë akuzojnë njëra-tjetrën
Për analistin Ben Andoni kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti i ka marrë një kohë të madhe çështja e dialogut për tu fokusuar me zgjedhjet lokale.
Ai theksoi se nëse LVV merr një komunë më shumë sesa viti 2017, atëherë nuk mund të flitet për një rezultat katastrofë.
Andoni: Kurtit i ka marrë një kohë të madhe dialogu. Nuk mund t’i shmangesh sepse është i ndërvarur me kushte që janë mbi të dyja vendeve. VV-së iu mbivendosën disa faktorë kështu. Por edhe të presim pas 1 muaji raundin e dytë, sepse VV kishte 2 vende ose 3 komuna në 2017-tën, dhe nëse merr 1 komunë më shumë se ky vit, unë mendoj se s’mund të thuash se është katastrofë, edhe pse vihet një zbritje në votat e kësaj partie.
Në Kosovë zgjedhjet kanë qenë më të shpeshta dhe njerëzit nuk harxhojnë shumë energji, tregohen shumë racionalë, sepse mendojnë edhe për zgjedhjet e tjera. Kosova është nën administrimin e huaj. Në çdo segment të qeverisë së Kosovës ka këshillim. Zyrtarët kosovarë janë shumë të kursyer në raport me diskursin e tyre. Në Shqipëri ka një paradoks shumë të madh. Berisha thotë se zgjedhjet janë humbur përballë Ramës, duke e prishur kauzën e Bashës. Po ashtu të njëjtën gjë bën edhe PS që akuzonte PD-në.
Andoni shtoi se Memli Krasqniqi ka bërë një kalim nga njerëzit e luftës tepër tradicionalë, duke sjellë një frymë rinore në PDK.
Andoni: Një parti nëse nuk është institucion në struktura nuk mund të jetë e tillë kur qeveris. Memli Krasqniqi ka bërë një kalim nga njerëzit e luftës tepër tradicionalë, duke sjellë një frymë rinore. Kjo nuk po ndodh te AAK, se si duket se Haradinaj nuk po arrin ta kuptojë një gjë të tillë. Ai duhet të kuptojë se kur ndryshojnë kundërshtarët duhet të ndryshosh edhe ti.

