Policia bën bilancin: Në vitin 2021 u sekuestruan rreth 28 mln euro pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme

Drejtori i Policisë së Tiranës Lorenc Panganika ka bërë analizën vjetore të policisë për vitin 2021.

Në një deklaratë për mediat, ai tha se janë arrestuar 2428 persona dhe ndaluar 514 persona. 

Po ashtu, janë evidentuar 12411 vepra penale, ndërsa janë proceduar penalisht 12 mijë e 158 autorë të dyshuar.

Ai bën me dije se gjatë kësaj kohe janë zhvilluar 176 operacione policore, në fushën e narkotikëve, fushën e trafiqeve të paligjshme, kompjuterike, pastrimit të parasë, operacion në fushën ndaj jetës dhe pronës. 

Në bilancin që ka bërë policia bën me dije se janë sekuestruar pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme si (apartamente, lokale, njësi tregtare, truall apo sipërfaqe toke, aktivitete biznesi, llogari bankare, automjete etj) me një vlerë afërsisht 27,350,000 euro dhe 500,000 USA.

SITUATA E KRIMINALITETIT DHE TREGUESIT E PUNËS:

Evidentuar 12411 ngjarje kriminale.
Zbuluar 11100 prej tyre, me fuqi zbuluese 89.4%.
Janë proceduar penalisht 12158 autorë të dyshuar.
Arrestuar 2428 në flagrancë dhe ndaluar 514 persona.
Proceduar në gjendje të lirë 8369 persona.

Persona të larguar nga vendi i ngjarjes 847

Në raport me vitin 2020, janë evidentuar 1356 vepra penale më shumë dhe rritje e fuqisë zbuluese me 1.2 %.

OPERACIONET POLICORE

Janë zhvilluar operacione policore 176, prej të cilave veçojmë:
52 operacione policore në fushën e narkotikëve.
22 operacione policore në fushën e trafiqeve të paligjshme
1 operacion policor në fushën kompjuterike
31 operacione policore në fushën e krimit ekonomiko financiar
9 operacione policore në fushën e krimit të korrupsionit
7 operacione policore në fushën e pastrimit të parasë
6 operacione policore në fushën e krimit Ndaj Jetes dhe Pronës
48 operacione policore nga Komisariatet e Policisë.

OPERACIONE POLICORE MË TË SPIKATURA

-OPERACIONI POLICOR “SATELITI”, ku është bërë e mundur dokumentimi i plotë ligjor i ngjarjes së ndodhur në Kamëz, ku është tentuar të vritet me ekspoloziv të telekomanduar shtetasi Gjon (Altin) Mena. Për këtë ngjarje janë arrestuar në flagrancë 3 autorë të dyshuar.

-OPERACIONI POLICOR “PIRAMIDA”, ku është bërë e mundur dokumentimi i plotë ligjor me prova shkencore, i ngjarjes së ndodhur në bulevardin “Bajram Curri”, ku është vrarë me armë zjarri shtetasi Behar Sofia. Për këtë ngjarje janë arrestuar në flagrancë 4 autorë të dyshuar.

-OPERACIONI POLICOR “QAFMOLLA“, ku është bërë e mundur dokumentimi i autorsisë së rrëmbimit, vrasjes dhe më pas zhdukjes së kufomës së shtetasit Ruzhdi Xhelal Hoxha. Për këtë ngjarje janë ndaluar 2 autorë të dyshuar.

-OPERACIONI POLICOR “URA E BESHIRIT”, ku në bashkëpunim me Prokurorinë dhe Sektorin e Hetimit të Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë e Përgjithëshme të Policisë së Shtetit, pas një punë hetimore me metoda speciale të hetimit, janë ndaluar 3 autorë të dyshuar, pasi janë gjatur e sekuestruar 119.15 kg lëndë narkotike Kokainë, mjete dhe telefona.

-OPERACIONI POLICOR “TAKSIA 1”, ku është e mundur arrestimi në flagrancë i 2 shtetasve të cilët dyshohet se kundrejt shpërblimit monetar, kryenin transportin e emigrantëve të paligjshëm nga kufiri shqiptaro-grek drejt Tiranës e më pas në drejtim të Morinë Kukës.

KRIME TË RËNDA;

Janë evidentuar 16 vepra penale.
Zbuluar 13 ose 81.2%.

NË FUSHËN E TRAFIQEVE DHE NARKOTIKËVE;

Janë evidentuar 1862 vepra penale.

Janë zbuluar 1674, ose 89.9%.
Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020, janë evidentuar 625 vepra penale më shumë dhe është rritur zbulueshmëria me 4.6 %.
Kultivimi i bimëve narkotike;

Evidentuar 61 raste,

Zbuluar 39 raste, ose 63.9 %,

NË FUSHËN E KRIMIT EKONOMIKO- FINANCIAR;

Janë evidentuar 2093 vepra penale.
Zbuluar 1886 ose 90.1 % e tyre

Krahasuar me të njëjtën periudhe të vitit të kaluar kemi një rritje me 207 vepra penale dhe të zbulueshmërisë rritje me 3.9 %.

Janë sekuestruar pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme si (apartamente, lokale, njësi tregtare, truall apo sipërfaqe toke, aktivitete biznesi, llogari bankare, automjete etj) me një vlerë afërsisht 27,350,000 euro dhe 500,000 USA.

PUNA ME PERSONAT NË KËRKIM;

Gjatë vitit 2021, janë kapur gjithësej 804 persona në kërkim nga të cilët;

Me vendim të formës së prerë 186 persona.
Me urdhër ndalimi 17 persona.

Me masë sigurimi arrest në burg102 persona.
Në kërkim policor 499 persona.

Krahasuar me vitin 2020, janë kapur 43 persona më shumë.

KRIME KUNDËR PERSONIT ;

Ndodhur 855 vepra penale,
Zbuluar 801 ose 93.6 %.

KRIME KUNDËR PASURISË;

Ndodhur 1799 vepra penale

Zbuluar 1276 ose 70.2%.


VEPRA PENALE TË TJERA :

Ndodhur 2897 vepra penale,
Zbuluar 2781 ose 95.9 %.

DHUNA NË FAMILJE;

Evidentuar 570 vepra penale, zbuluara.
Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kemi 29 raste më pak.

SIGURIA RRUGORE;

Evidentuar 2300 ngjarje, për nenin 290, 291 dhe 273 të Kodit Penal;

Zbuluar 2099 vepra penale, ose 91.2%,

SIGURIA PUBLIKE;

Janë pritur nga publiku;
414701 telefonata nga publiku
Rrezultojnë 1136 telefonata të bëra nga qytetarët në ditë.
Në “Komisariatin Dixhital” janë regjistruar 59156 raportime
Për personat të cilet nuk kanë zbatuar Aktit Normativ Nr.3, datë 15.03.2020, janë ndëshkuar me masa Administrative 29373 (gjoba)

12132 veprime të kryera nga Zyrat e Shërbimit të Qytetarëve.Gjatë sezonit turistik janë angazhuar 114 forca policore, nuk është evidentuar asnjë ngjarje kriminale.

EMISIONET