Ambasadorja shqiptare në Izrael: Nuk ka shqiptarë të lënduar, shumë po i nisim drejt Shqipërisë
Në “Drejt” nga Luan Rama, Meri Kumbe, ambasadorja shqiptare në Izrael u shpreh se në jug situata është më e rënduar pasi aty ndodhin aksione ushtarake.
Ajo shtoi se fatmirësisht nuk kemi pasur shqiptarë të humbur dhe të plagosur në jug dhe se komuniteti shqiptaro-hebre kanë qenë në kontakt me njëri tjetrin.
Kumbe: Pjesa qendrore e Izraelit është disi më e qetë, sigurisht që ka një situatë të rënduar. Njerëzit nuk po lëvizin lirshëm, por disi kemi qenë të qetë. Në jug situata është më ndryshe pasi aty ndodhin aksione ushtarake.
Jemi vigjilentë dhe në gatishmëri për nevojat e shqiptarëve. Fatmirësisht nuk kemi pasur shqiptarë të humbur dhe të plagosur në jug. Komuniteti shqiptaro-hebre kanë qenë në kontakt me njëri tjetrin. Ata që kanë pasur më shumë nevojë kanë qenë shqiptarët që janë gjendur atje për turizëm dhe ata që punojnë. Janë nisur shumë shqiptarë të tjerë që po nisen drejt Shqipërisë.

