Ambasadorja franceze në Tiranë takim me kreun e PD Lulzim Basha

Ambasadorja franceze në Tiranë takim me kreun e PD Lulzim Basha

Ambasadorja e Francës në vendin tonë  Elisabeth Barsacq ka zhvilluar pasditen e sotme një takim me kryedemokratin Lulzim Basha në selinë blu.

Ora News mëson se në fokus të takimit është procesi zgjedhor i 25 prillit, ku fituese doli Partia Socialiste, ndërkohë që PD-ja e ka cilësuar si ‘masakër elektorale’.

Basha ka zhvilluar në dy ditët që lamë pas takime me krerët e degëve në rrethe dhe deputetët e dalë nga 25 prilli.

Ai ka deklaruar se duhet të vazhdojë mbledhja e fakteve për vjedhjen e zgjedhjeve, teksa ka theksuar se PD do të vazhdojë betejën në Parlament. Pak ditë më parë Basha zhvilloi një takim me shefen e misionit të OSBE/ODIHR, Ursula Gacek dhe më pas me Ambasadorin Italian, Fabricio Buci.

EMISIONET