Ambasadori gjerman në Shqipëri: Problemi me pronat dhe prokurimet shqetësojnë investitorët e huaj

Ambasadori gjerman në Shqipëri: Problemi me pronat dhe prokurimet

Shqipëria nuk po arrin të tërheq mjaftueshëm investitorë të huaj për shkak të problemeve që ka kryesisht me pronat, por edhe me prokurimet publlike. Ambasadori gjerman në Shqipëri kërkoi që qeveria të zgjidhë sa këto çështje për të krijuar klimën e duhur për rritjen e investimeve.

Ambasadori gjerman në vendin tonë Peter Zingraf në një aktivitet për forumin e biznesit Shqipëri-Gjemani tha se qeveria duhet të adresojë këto probleme në mënyrë që klima për të tërhequr bizneset të jenë të favorshme.

"Problemi me pronat dhe prokurimet publike janë dy shqetësime që pengojnë zhvillimin e bizneseve të huaja në Shqipëri," tha ai.

Telekomunikacioni, energjitika dhe turizmi janë ndër fushat që kanë më shumë interes tek gjermanët për të investuar. Me ministren Frida Krifca, bujqësia është një tjetër sektor që ka tërhequr bizneset e huaja.

EMISIONET