Ambasadori bullgar, optimist për një marrëveshje me Maqedoninë. Rusi-Ukrainë? Jam për dialog, jo monolog

Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut po mban peng edhe Shqipërinë në rrugën drejt BE. Amabsadori në vendin tonë deklaroi nga Korça se Sofja vlerëson se Tirana i ka bërë detyrat dhe është gati për tu ulur në tryezë, ndërsa bisedimet me Shkupin janë intensive për temat delikate.

Ambasadori i Bullgarisë në Shqipëri Momchil Raytchevski, komentoi nga Korça veton e vendit që përfaqëson ndaj Maqedonisë së së Veriut, e cila mban peng edhe Shqipërinë në rrugën e integrimit.

Përfaqësuesi i Sofjes në Tiranë tha se bisedimet me Shkupin janë intensive mbi temat delikate.

Raytchevski: Kjo qe mund te them është se si qeveria e vjetër po ashtu edhe e reja në Bullgari gjithmonë ka mbështetur pozitën se Bullgaria është një prej promotoreve dhe mbështetësve më të mëdhenj të zgjerimit në Bashkimit Europian, gjithashtu e për të ardhmen e vendeve të rajonit kjo që po ndodh është mes Sofjes dhe Shkupit ku po zhvillohen bisedime shumë intesive. Vetëm gjatë muajve të fundit ka pasur disa vizita të ndërsjellta, është një proces që ka synim të realizojnë rezultate të qëndrueshme që të dyja palët me partnerët e BE po vazhdojnë të punojnë mbi temat delikate e aktuale.Te gjithë shpresojmë se në një moment do të arrijmë një marrëveshje, është çështje e krijimit të mirëbesimit dhe arritjes së mirëkuptimit mbi çështjet e përbashkëta.

Për Shqipërinë, Bullgaria nuk ka asnjë dyshim se meriton të ulet në tryezë me BE, pasi vlerëson se detyrat janë kryer.

Raytchevski: Pozita e Bullgarisë përsa i përket Republikës së Shqipërisë është shumë e qartë, për ne Shqipëria ka kryer atë që është e nevojshme dhe ju jeni gati dhe ne mbështesim që në momentin e parë të vendimit të familjes Europiane, që ju te vazhdoni në këtë familje dhe të zhvillohet konferencave e parë ndërqeveritare.

Kriza mes Rusisë e Ukrainës është çështje e ditës në arenën ndërkombëtare.

Raytchevski: Jam ambasadori i Bullgarisë në Shqipëri, por komenti që mund të jap është dialogu e jo monologu.

Diplomati vizitoi Universitetin Fan Noli në Korçë me qëllim forcimin e bashkëpunimit me universitetet bullgare.

EMISIONET