AMA nismë për të mbrojtur fëmijët, Krasniqi: Të mos transmetohen pamje të ndaluara për të miturit në çdo orar

Në kushtet kur çdo ditë e më shumë  smartfoni po bëhet gati domosdoshmëri edhe për fëmijët  Ama kërkon masa konkrete ndaj medieve dhe më shumë kujdes nga prindërit.

Në një konferencën Ndërkombëtare me temë “Mbrojtja e fëmijëve në mediet audiovizive” organizuar nga Autoriteti i Mediave Audioviziuale me prani edhe të OSBE dhe ekspertë të fushës nga  Britania e madhe, Gjermania dhe Belgjika kryetarja  Armela Krasniqi kërkoi ndaljen e pamjeve të ndaluara në kohën kur para TV qëndrojnë edhe fëmijët.

"U janë tërhequr shumë shpesh vëmendje ofrueseve të shërbimit të medieve audiovizive. Ka pasur reflektim të tyre duke ndjekur porositë e AMA-s që disa videoklipe apo emisione të transmetohen pas orën 23:00 kur mendohet që fëmijët nuk janë para ekranit. Transmetimet e drejtpërdrejta si vrasje, plagosje apo vepra të tjera dhune, ku janë protagonistë të miturit, zbulimi i identiteteve janë disa nga problemet me të cilat ne përballemi vazhdimisht," tha Krasniqi.  

Eksperti i OSBE  nga Britania e Madhe, Clive Marshall tha se  prindërit duhet të kenë më shumë akses në kontrollin ndaj fëmijëve

"Në internet besoj që në Mbretërinë e Bashkuar dhe në pjesën tjetër të botës është e njëjta situatë. Kontrolli prindëror mundet ët ketë akses në programe, të vëzhgojë se çfarë shohin fëmijët, të filtrojë përmbajtjen e atyre që mund të aksesojnë fëmijët," tha Marshall.

AMA nismë për të mbrojtur fëmijët, Krasniqi: Të

Ndërkohë fqinjët tanë të BE kanë bërë të mundur kontrollin e videove të aksesueshme nga çdo smart phone që është në përdorim nga fëmijët. Kompanitë celulare shesin karta telefoni me paketa interneti për fëmijë  dhe ku nuk aksesohet asnjë shërbim tjerë video apo faqe web përveç se atyre që kanë  programe për fëmijë./OraNews/ 

 

EMISIONET