Alqi Bllako para gjykatës: Jam i pafajshëm, nuk kisha asnjë rol në lidhje me inceneratorin e Elbasanit

Këtë të enjte në Gjykatën e posaçme po zhvillohet mbrojtja e personave të arrestuar për “inceneratorin e Elbasanit”, mes të arrestuarve është edhe ish ministri Lefter Koka dhe ish-sekretarin Alqi Bllako.
Gazetari i ABC News, Ermal Vija ka siguruar dëshminë e Bllakos i cili në atë periudhë ka qenë në rolin e sekretarit të ministrisë, i cili shprehet se është i pafajshëm dhe nuk ka lidhje me akuzat e bëra ndaj tij.
Ndër të tjera Bllako shprehet se nuk ka pasur asnjë rol në lidhe me inceneratorin e Elbasanit.
“Jam i pafajshëm. Në cilësinë e sekretarit të pergjithshem të ministrisë nuk i kam patur rol në zgjedhjen e anëtarëve të komisionit të vlerësimit të ofertave. Kam patur rolin e zyrtarit që kryente vetëm shkresa përcjellëse mes institucioneve. Nuk kisha asnjë rol në lidhje me inceneratorin e Elbasanit”, ka thënë Bllako.

