"Alo policia, po qëllojnë me armë!" Arrestohen autorët e sherrit në Yzberisht, tentuan të largohen me vrap

Policia e Tiranës ka arrestuar 6 persona për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, Prishja e rendit dhe qetësisë publike” dhe “Moskallëzim i krimit.”
Sipas bluve, në sallën operative, rreth orës 23:30 të mbrëmjes së djeshme, 5 nëntor ka shkuar një telefonatë që në Yzberisht, kishte të shtëna me armë zjarri.
Në momentin e mbërritjes së shërbimeve policore në vendngjarje u konstatuan 6 persona të cilët tentuan të largoheshin me vrap sapo panë policinë.
Gjithashtu, gjatë tentativës për t’u larguar kanë hedhur një armë zjarri e dyshuar pistoletë.
Shtetasit e arrestuar janë I(Z). A, 50 vjeç, Y. H, 45 vjeç, A. Sh, 31 vjeç, E. D, 18 vjeç, M. D, 21 vjeç dhe J. K, 25 vjeç.
Pistoleta dyshohet se i përket shtetasit I(Z), A.
Policia po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

