"Alo jemi në rrezik"/ Defekt në det, Policia shpëton dy pushues te Rana e Hedhun

"Alo jemi në rrezik"/ Defekt në det, Policia shpëton dy

Dy pushues që ndodheshin në një mjet lundrues në zonën e Ranës së Hedhun në Lezhë janë shpëtuar nga Policia, pasi mjeti i tyre pësoi defekt dhe u largua nga bregu për shkak të kushteve të këqija atmosferike.

Sipas njoftimit zyrtar, pas sinjalizimit të marrë në orën 15:00, shërbimet e Policisë Kufitare dhe Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë ndërhynë me mjete lundruese dhe Jet Ski, duke tërhequr mjetin deri në portin e Shëngjinit.

Dy pushuesit u nxorën në tokë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa Policia konfirmon vijimin e angazhimit për sigurinë në plazhe dhe ndihmën ndaj pushuesve në çdo rast emergjence.

EMISIONET