Alimehmeti: Omicron, numrat spitalorë po qëndrojnë në të njëjtin nivel
Ekspertët e shëndetit publik vlerësojnë vendimin e komitetit teknik për të mos ndryshuar masat anticovid në ne vend, pavarësisht se kemi rritje të infektimeve.
Mjeku Ilir Alimehmeti shprehet se omicron është variant më i letë se delta, i ngjashëm me gripin, ndaj sipas tij disa masa duhet të lehtësoshen.
“Pavarësisht numrit të rasteve që rriten numrat spitalorë po qëndrojnë në të njëjtin nivel”
Lidhur me vërtetësine e testeve covid, Ai thot se tashmë hyjnë në punë vetëm për statistikë dhe dokument mjeksor, pasi mjekët kurojnë duke u bazuar vetëm te shenjat klinike të pacientëve.
“Është sëmundje e raportueshme. Institucionet kërkojnë të testohet por nga ana praktike klinike nuk ka rëndësi të madhe pasi këshillat rekomandimet mbeten të njëjta."
Omicroni qëndron në pjesët e sipërme të rrugëve të frymëmarrjes, dhe nuk e perkin mushëkrinë.
Edhe kohëzgjatja e simptomave është më e shkurtër, sqaron Alimehmeti.
"Shumohet më shumë në hundë e gojë e në mushkëri është 10 fish më pak i shumuar se në variantet e mëparshme. Element tjetër është se është shkurtuar koha e sëmundjes, gjithçka zgjidhet pas 5- 7 ditësh'
Aktualisht në Shqipëri po qarkullon si varianti Omicron edhe ai delta i Coronavirusit, në fund të janarit, sipas Alimehmetiti pritet që Omicroni të jetë dominues në vend.

