Alimehmeti: 99% e rasteve në nivel globi janë të prekur nga ‘Delta”, varianti Omicron mund të shuhet

Epidemiologu Ilir Alimehmeti, shprehet se për shkak të variantit të  Covid-19 “Omicron” situata është shqetësuese por jo emergjente.

Në një intervistë për Ora News, Alimehmeti shprehet se simptomat e këtij varianti janë të lehta, ndërkohë që ka ngritur dhe katër pyetje se çfarë duhet të dimë për këtë variant, që sipas mjekut epiqendrën në Afrikën e Jugut.

Ilir Alimehmeti: Kemi një variant shqetësues por jo një emergjencë. Të dhënat e vërteta për këtë variant më shumë kanë të bëjnë me mozaikun e mutacioneve që ka.

Ka rreth 34 mutacione, dhe ky numër është arsyeja pse është kthyer në një variant shqetësues. Ne na interesojnë 4 pyetje bazë:

A është më i transmetueshëm dhe a do ta s’postoj dot “Deltën” apo jo.? Si është kuadri klinik, a është më i rëndë se sa Delta apo më i lehtë? A e kapërcen mbrojtjen e ofruar nga vaksina? A e kapërcen mbrojtjen e ofruar Infeksioni natyror?

Ne për asnjërën nga këto nuk kemi informacion, por duket se simptomat e këtij varianti janë të lehta. Pretendojmë se Afrika e Jugut është epiqendra ku atje janë të sëmurët e me radhë, vetë mjekët atje flasin për një formë të lehtë sëmundje.

Më tej ai thotë se varinati “Omicron”mund të shuhet dhe mund të mos e kapërcej dot “Deltën”.

Ilir Alimehmeti: Akoma nuk dimë asgjë, dhe 99% e rasteve në nivel globi janë ‘Delta” Omicron mund të shuhet dhe mund të mos e kapërce dot “Deltën”. Aq shpejt sa u dha ai alarm shërbeu vetëm për të izoluar Afrikën, por nuk shërbeu asgjë për sa i përket  pjesës tjetër.

EMISIONET